Filiçe: Po shqyrtohet përdorimi i hidroklorikinës me azitromicinë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se organet kompetente në vendin tonë po shqyrtojnë përdorimin e kombinimit të plakenilit ose hidroklorikinës me azitromicinën si terapi kundër virusit korona.

“Ata janë të dhëna të fundit në lidhje me kombinimin e atyre dy ilaçeve kundër malarias dhe një antibiotiku. Ata tani te ne janë në fazë të përgatitjes së protokollit nga Fakulteti i Farmacisë, nesër Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të shqyrtojë protokollin, do të prezentohen studimet klinike dhe do të merret vendim. Ne e kemi antibiotikun. Formën e ilaçeve kundër malarias nuk e kemi. Kemi komunikuar për ta siguruar atë”-pohoi Filipçe.

Hidroklorikin përdoret për të trajtuar malarian, ndërsa azitromicina është antibiotik që përdorur për të trajtuar shumë lloje të ndryshme të infeksioneve, të tilla si infeksione të frymëmarrjes, infeksione të lëkurës, infeksione në vesh, infeksione në sy dhe sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Related posts

Pendarovski cakton takim liderësh, do të shqyrtohet mundësia e shtyrjes së zgjedhjeve

admin

Moti me vranësira dhe reshje shiu e dëborë

admin

Arrestohen dy persona në kufirin Maqedoni – Kosovë

admin

19 vjet nga fillimi i luftës në Maqedoni

admin

Pandemitë botërore që ndryshuan historinë e njerëzimit

admin

Mbahet seanca e radhës e Qeverisë, a do të ketë lehtësime të masave?

admin