Bytyçi i reagon Abazit: Keqpërdorues i fondeve mos e ngatërro PDK-në me lojën e ndytë që e shkaktuat me LDK-në

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministrit Haki Abazi nga Vetëvendosje i cili duke kritikuar LDK-në për prishje të koalicionit, ka përmendur partinë më të madhe opozitare, PDK-në e cila sipas Abazit po e ndihmon rrëzimin e Qeverisë.

Bytyçi nëpërmjet një deklarate në faqen e tij në Facebook, e ka akuzuar Abazin si zhvatës të fondeve të shoqërisë civile ndërsa e ka porositur që mos ta përmend PDK-në në përplasjet që VV i ka me partnerin e saj, LDK.

Deklarata e plotë e zëdhënësit të PDK-së Avni Bytyçi:

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë luftën e ndytë që kanë filluar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, mu në kohen e pandemisë, e paska përmend edhe Partinë Demokratike të Kosovës.

Është mirë që ky përfitues e keq-përdorues i fondeve të dedikuara për shoqërinë civile të mos na ngatërroj në krizën politike që e kanë filluar me LDK-në.

Partia Demokratike e Kosovës, refuzon me përbuzje çfarëdo pjesëmarrje në krizën Tuaj politike me LDK-në.

Fokusi ynë i vetëm në këto rrethana, është te qytetari i Kosovës dhe ekonomia e vendit që janë duke u ballafaquar me pandeminë e virusit covid-19.

Jeni thjeshtë të neveritshëm, ju nuk e meritoni asnjë moment të qëndroni në krye të institucioneve. Kjo qeveri ka ra, për fat të keq në rrethanat më të këqija, por PDK do të vazhdoj të qëndroj me qytetarin. Në opozitë edhe pas rënies së kësaj qeverie.

Marre ju qoftë!

Related posts

Kurti përmes një video-mesazhi të gjatë, numëron të arriturat e qeverisë për 3 muaj

admin

TEUTA KRASNIQI: TË SHPËTOJMË BOTËN, DUKE QËNDRUAR NË SHTËPI

admin

Thaçi: Qytetarët e Kosovës janë përjetë mirënjohës për intervenimin ushtarak-humanitar të NATO-s

admin

​Kosovë, gjenden dy persona të vdekur

admin

53 raste të reja infektimi në Shqipëri, një humbje jete në 24 orët e fundit

admin

Arrestohet djali i Ilir Shaqirit

admin