Borë në pranverë, ditëve në vijim pritet që shtresa e borës të arrij 20 cm

Prej sot në mëngjes në vendin tonë po bie borë, edhe pse sipas kalendarit tashmë jemi në pranverë. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike bëri të ditur se më së shumti borë ka rënë në Hanet e Mavrovës – 11 centimetra. Reshje të përkohshme të borës priten edhe gjatë dy ditëve të ardhshme.

Borë ka në Pozharan ku mbulesa e borës është nëntë centimetra, në Llazaropollë tetë centimetra, në Tetovë pesë centimetra, në Kriva Pallankë katër centimetra, në Kumanovë dhe Gjurishtë tre dhe në Krushevë dhe Berovë dy centimetra.

Temperaturat minimale në disa qytete ranë nën zeron. Më së ftohti ishte në Mavrovë ku janë matur – 6 gradë, ndërsa nën zeron temperaturat e mëngjesit ishin edhe në Llazaropolë, Krushevë, Kriva Pallankë,në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Shtip dhe Berovë.

Për sot paralajmërohet mot i vranët, i ftohtë dhe me erë me reshje kryesisht të borës. Reshje më të mëdha priten në pjesët lindore. Erë të përforcuar veriore do të fryjë përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale do të lëviz në interval prej 0 deri në 5 gradë.

Në Shkup mot i vranët me borë të përkohshme dhe me erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të arrijë vetëm deri në tre gradë.

Bora në mëngjes e rëndoi edhe komunikacionin rrugor, i cili për momentin po zhvillohet pa ndalesa por në rrugë të lagështa. Lidhja Automote e Maqedonisë informon se reshje të shiut ka në Strazhë, Presekë, Mavrovë, Kodër të Diellit, Pletvar, Kullë dhe Kripa Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair. Dukshmëria në vendkalimin kufitar Gjavatë është ulur nga 20 në 50 metra.

Reshje të përkohshme të borës do të ketë edhe nesër dhe të mërkurën. Reshjet më të mëdha do të jenë në pjesët lindore të shtetit ku pritet formimi i mbulesës së borës edhe mbi 20 centimetra. Në rajonet tjera ka mundësi për paraqitje të mbulesës së borës, kryesisht rreth pesë centimetra, përveç se në malet ku pritet mbulesë më e lartë e borës.

Sipas paralajmërimit të sinoptikanëve, moti i vranët do të jetë i pranishëm deri të shtunën, por reshjet për shkak të ngrohjes do të jenë kryesisht nga shiu.

Related posts

Coronavirus: Këshillat e rreme të shëndetit të cilat duhet t’i injoroni

admin

Bombë në burgun e Tetovës

admin

Kumanovë, Shtabi i Krizës diskuton masat e reja

admin

Virusi korona, Dimitrov: 2300 shtetas kanë mbetur jashtë kufijve

admin

Dita e parë e orës më të gjatë policore, rrugët janë të shkreta

admin

Fajon: BE nuk mund ta tradhtojë përsëri Maqedoninë e Veriut

admin