BE-ja pritet të vendos hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë

Bashkimi Evropian mund të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi të 27 vendeve anëtare të bllokut të parë nga Reuters të hënën dhe që do të përfundojë këtë javë.

“Bashkimi Evropian do të nisë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters në bazë të një draft vendimi që ka siguruar, i cili është miratuar në mënyrë unanime nga 27 vendet e bllokut.
Shpresat e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE janë thyer disa herë vitet e fundit për shkak të skepticizmit të Francës dhe Holandës, lidhur me arritjet e tyre në luftën kundër korrupsionit dhe qëndrimit në shinat e demokracisë.
Por Parisi zyrtar dhe Haga kanë lehtësuar në javët e fundit kundërshtimet e tyre dhe çështja e zgjerimit për këto dy vende u rikthye në vëmendje edhe pse Evropa është goditur rëndë nga epidemia e koronavirusit.

Greqia ende nuk i është bashkuar vendimit të vendeve të bllokut, i cili kërkon unanimitetin e të gjithë anëtarëve, por burime diplomatike bëjnë me dije se Athina zyrtare e ka dhënë miratimin e saj pasi në draft u përfshinë dhe kërkesat për minoritetin në Shqipëri.

Sipas burimeve nëse asnjë vend nuk ka kundërshti, vendimi pritet të miratohet në mesin e javës.

Related posts

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 25 gradë

admin

​Edhe një tërmet në Zagreb: Qytetarët ikin drejt bregdetit, por atje vendosen në karantinë

admin

Ne SPB Tetove 1 inspektor i infektuar me COVID19

admin

Osmani: Zgjedhjet për momentin nuk janë në agjendën e BDI-së

admin

“Korona” në Kosovë, IKSHPK kërkon ndihmën e qytetarëve për dy javët e ardhshme

admin

Gostivar, 4 punonjës mjekësorë të infektuar nga virusi

admin