Arteta do t’i largojë pesë lojtarë nga Arsenali, në mesin e tyre edhe Mustafin

Arsenali planifikon t’i largojë pesë lojtarë gjatë verës, duke qenë se Mikel Arteta dëshiron të bëjë ndryshime në skuadrën e tij.

Trajneri i Topçinjve (i cili ka rezultuar pozitiv në COVID-19) dëshiron të angazhohet në afatin kalimtar veror dhe sipas Football.London, ai tashmë i ka identifikuar pesë lojtarë, të cilëve do t’u tregohet dera.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është në listën e atyre që pritet të largohen. 27-vjeçari është lidhur me një largim edhe më herët, mirëpo ai e riktheu formën nën drejtimin e Artetas. Megjithatë, te Arsenali mendojnë se është më mirë që ai të largohet.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Cedric Soares dhe Sokratis Papasthathopoulos janë dy lojtarët tjerë nga faza e mbrojtjes që pritet ta vazhdojnë karrierën diku tjetër.

Dy lojtarët e mesfushës, Mohamed Elneny dhe Henrikh Mkhitaryan (që janë të huazuar, te Besiktasi, respektivisht Roma), e plotësojnë grupin prej pesë lojtarëve që do të largohen. /Telegrafi/

Related posts

Kontratë të re për Fetel, me pagë më të ultë

admin

FIFA ndan 150 milionë euro për federata anëtare, FFK do të fitojë 500 mijë dollarë

admin

Një skuadër italiane nuk luan më futboll në këtë sezon?

admin

Ylli i Liverpoolit reagon pas tërmetit në Zagreb (FOTO)

admin

Abraham përfundon në listën e dëshirave të Barcelonës

admin

Arsenali dhe Fiorentina me oferta për Bardhin

admin