10 gjërat që kanë blerë më shumë shqiptarët në Shqipëri këto ditë

Ankthi i njerëzve nga pandemia nuk reflektohet askund tjetër më mirë se në supermarketet e zbrazura. Njerëzit në të gjithë botën kanë boshatisur dyqanet e ushqimeve dhe sendeve të tjera për t’i bërë ballë karantinimit në ditët që pasojnë.

Jo vetëm kaq, por sherret më pasionante këtë periudhë kanë ndodhur po aty, nëpër supermarkete. Ndërkohë që në një anë të botës njerëzit ziheshin për letra higjenike, në Shqipëri konsumatorët shfaqen sjellje të tjera. Çfarë blenë më shumë shqiptarët?

Nga lista me 10 produktet më të shitura këtë kohë, e përpiluar nga Monitor.al, (pas komunikimit me drejtoreshën ekzekutive të Spar Albania),vihet re se blerësit tanë kanë qëndruar tek mallrat e nevojshëm, siç janë vezët, mielli, qumështi, etj.

Kjo është lista: vezë, vaj luledielli, miell, ujë sheqer, oriz, qumësht, pije energjike, sardele në konzervë dhe pastrues duarsh xhel.

Shqipëtarët kanë nxitur të kenë në shtëpiat e tyre ushqime bazike të cilat janë burim i gatimeve të tjera. Përfaqësues të rrjeteve të supermarketeve u shprehën për Monitor.al se volumi i pazareve në javën e dytë të marsit ka qenë i ngjashëm me ato që bëhen prag festave të fundvitit.

Ndryshe nga ç’kemi parë të ndodhë në vendet e tjera, raftet në supermarketet në Shqipëri janë ende plot!

Related posts

Ja kush janë tre deputetët e LDK-së që votuan kundër rrëzimit të qeverisë Kurti

admin

Thaçi: Grupi i Kurtit duhet të sqarohet për vetëvrasjen në konvikt dhe rastin Pacolli

admin

Borel: BE nuk po garon me Shtetet e Bashkuara për një “medalje të artë” në Ballkan

admin

Kosovë, një viktimë dhe 31 raste të reja me koronavirus

admin

Boiken Abazi: Kurti i bindi SHBA-të të ndryshojnë qëndrim për shkëmbimin e territoreve

admin

Mjeku i njohur shqiptar tregon se me çfarë ilaçesh janë shëruar 31 pacientët e prekur nga koronavirusi

admin