Virusi korona paralizon sezonin turistik

Sezoni sivjetshëm turistik do jetë ndër më të vështirët për vendin. Alsat mëson se humbjet e përgjithshme financiare që Shoqata e turizmit i kanë dorëzuar në Qeveri, e ku janë nënshkruar gjithsej 26 hotele nga i gjithë vendi, arrijnë në 373 milion denarë. Anulimet janë të shumta, ndërsa kapacitetet e hoteleve në Ohër dhe Strugë janë të zbrazura. Disa i kanë mbyllur, ndërsa të tjerë funksionojnë me kapacitete të vogla, edhe pse në maj pritej të mbërrijnë grupet e para të turistëve nga Holanda, Belgjika dhe Polonia.

Humbjet janë të shumta dhe nga dita në ditë do jenë edhe më të mëdha dhe nuk e dimë si do shkojnë gjërat më tej. Ja, për një muaj vjen maji, ndërsa ne do kemi kulmin e virusit dhe më pas do na nevojitet edhe një muaj për t’u rimëkëmbur. Shpresoj se do fillojmë në fund të majit dhe fillimin e qershorit”-tha Krste Bllazhevski, kryetar i HOTAM.

Nga sektori i turizmit thonë se kjo situatë i ka goditur të gjithë.

Na pret një sezon shumë i vështirë. Këtë vit ne nuk flasim për të ardhura dhe fitim. Kemi lirime në pakon e masave për fitim, por kjo nuk na shpëton sepse ne nuk do kemi kurrfarë fitimi. Jo se ndonjëri nga hotelet do bëjë fitim. Të gjithë jemi në të njëjtin gjendje. Nuk ka mysafirë, kemi kufij të mbyllur, nuk ka linja aeroplanësh”-pohoi Krste Bllazhevski, kryetar i HOTAM.

Siç informoi Alsat më parë, hotelierët nga Qeveria kërkojnë të dalë me masa më serioze për ndihmë. Kërkojnë që në vend të 50%, lirimi nga tatimet ndaj shtetit të jetë 100%, që të munden të ndajnë rroga për të punësuarit, dhe të bllokohen të gjitha pagesat ndaj bankave të paktën deri në shtator. Ata thonë se nuk e përjashtojnë mundësinë për largim të punëtorëve nga puna dhe të një pjese të personelit.

Miki Trajkovski


Related posts

Mosrespektimi i vetizolimit, 4.000 euro gjobë për familjen nga Manastiri

admin

Zgjedhjet, partitë heqin dorë nga të gjitha aktivitetet

admin

”Marshalli i Tetoves” ne krye te BSP

admin

Maqedoni, fundjava e dytë të ndalimit të lëvizjes nga ora 16:00

admin

Rritja e akcizës së derivateve të naftës, në shqyrtim

admin

Covid-19, statistikat ditore do të përfshijnë rastet e shënuara deri në orën 15:00

admin