Veseli reagon pas viktimës së parë nga koronavirusi: Shpresoj që ky rast të jetë i fundit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka komentuar rastin e parë të vdekjes si pasojë e koronavirusit në vend, njofton Klan Kosova.

Veseli ka thënë përmes një postimi në Facebook, se shpreson se ky rast të jetë i fundit në Kosovë.

Tutje ai ka theksuar se u bën thirrje të gjitha institucioneve që të kenë fokusin te pandemia që po rrezikon botën.

Postimi i plotë:

“I shqetësuar dhe i prekur thellë nga vdekja e parë e shënuar nga Covid19 në Kosovë, përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Haliti, nga Dumnica e Podujevës, për humbjen e të afërmit të tyre.

Me shpresën që ky rast të jetë edhe i fundit në vendin tonë, dhe të ngritet vetëdija për më shumë kujdes e shmangie të kontakteve e daljeve të panevojshme, bëj thirrje edhe një herë për institucionet tona që të kenë fokusin tek pandemia që po rrezikon gjithë botën.

Ky problem dhe asnjë tjetër duhet të jetë preokupimi ynë.

Të bashkuar dhe me punën e shkëlqyer e të palodhshme të mjekëve e infermierëve tanë, do t’ia dalim”.

Related posts

Kosnett takohet me Thaçin: Qeveria e re të formohet në pajtim me Kushtetutën

admin

MUSLIU: QEVERIA PO I FSHEH RASTET ME KORONAVIRUS, SEANCA DUHET TË MBAHET

admin

17 raste të konfirmuara me coronavirus në Kosovë, dy nga të hospitalizuarit janë liruar në shtëpi

admin

Një vajzë e re me COVID-19 del me sukses nga operacioni në Shqipëri

admin

Deklarata e plotë e Presidentit kundër vendimit të Albin Kurtit

admin

Ylli Limani e ka gati baladën e re të dashurisë

admin