THAÇI PAS TËRMETIT: POPULLI I KOSOVËS SOLIDARIZOHET ME POPULLIN MIK KROAT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas tërmetit që goditi Zagrebin.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka uruar që shteti i Kroacisë ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet.

Ai u ka uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve nga shembjet e shkaktuara nga ky tërmet në Kroaci.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota po përballet me virusin COVID-19, tërmetet si ky i sotmi në Kroaci e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Shteti i Kroacisë uroj ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet që goditi Zagrebin. Si President i Republikës së Kosovës shpreh solidaritetin e plotë të popullit tonë me popullin mik kroat. Kurse, të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi.

Related posts

Gjykata kushtetuese rrezon vendimin e Albin Kurtit(FOTO DOKUMENT)

admin

Elita Rudi me pamje mahnitëse edhe në karantinë

admin

Në Serbi arrin aeroplani i 11-të me ndihma nga Rusia

admin

​Hooper: Në marrëveshjen Kosovë-Serbi ka komponentë territorial

admin

BE 50 mln € për Shqipërinë kundër CoVid-19, reagon Rama: Zoti i shqiptarëve është i Madh

admin

20 raste të reja në Shqipëri me Covid-19

admin