Thaçi kërkon gatishmëri për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se në rast nevoje, institucionet duhet të jenë të gatshme që menjëherë të shpallin Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Ai ka shprehur ngushëllime ndaj familjes së viktimës së parë nga koronavirusi në Kosovë.

Thaçi tha se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura dhe të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mos përhapet virusi.

“Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, tha ai.

Related posts

Nga Tirana në Vlorë, shqiptarët i binden masave për të luftuar koronavirusin qytetet të heshtura

admin

“Korona” në Kosovë, IKSHPK kërkon ndihmën e qytetarëve për dy javët e ardhshme

admin

“KEMI MBETUR PA LEJE PUNE, PA BUKË DUAM TË KTHEHEMI NË KOSOVË” – MBI 600 QYTETARË TË BLLOKUAR NË KROACI, AMBASADORI KASAPOLLI JEP DETAJET

admin

Koronavirusi, Rama: Kjo është një javë zjarri, rënia javën që vjen

admin

LAJMI I FUNDIT: UEFA me pasoja të rënda për ligat që nuk përfundojnë sezonin në fushë

admin

AAK: Nëse nuk votohet Haradinaj për president, vendi shkon në zgjedhje

admin