Të dhënat statistikore për koronavirusin deri në mars të vitit 2020

Instituti i Shëndetit Publik i informoi qytetarët për statistikat me virusin KOVID-19 në vend, por edhe në korniza botërore.

Të dhënat statistikore mund të lexohen në http://www.iph.mk/covid19-21-3-2020/.

SITUATA ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT përfundimisht me 20 marsin e vitit 2020

Më 20.03.2020, janë paraqitur gjithsej 18 raste të reja të COVID-19 nga 4 qytete – Dibër (n = 7), Shkup (n = 6), Shtip (n = 3) dhe Kavadar (n = 1).

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë të moshave 20-29 dhe 50-59 (nga 5), ndërsa në raport me shpërndarjen sipas gjinisë, 10 janë femra dhe 8 meshkuj.

Dy persona janë shtruar në spital dhe pjesa tjetër janë në trajtim shtëpiak (asimptomatike ose me pasqyrë të lehtë klinike).

Prania e komorbiditeve ishte regjistruar tek 3 persona.

Gjithsej 16 persona kanë pasur kontakte me një rast tashmë të konfirmuar me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë s Veriut.

Nga numri i përgjithshëm i raportuar më 20.03.2020, 12 janë konfirmuar në laboratorin për virologji dhe diagnostikim molekular në ISHP, ndërsa 6 u konfirmuan në një laborator privat. Në laboratorin e ISHP-së janë bërë gjithsej 92 testime.

SITUATA KUMULATIVE ME COVID-19 NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT

Përfundimisht me 20.03.2020, janë raportuar gjithsej 85 raste të COVID-19 (I = 4.1/100,000).

Sipas vendbanimeve, rastet të COVID-19 janë regjistruar në 6 qytete, Shkup (n = 43), Dibër (n =4), Shtip (n = 4), Kavadar (n =2), Gostivar (n =1) dhe Ohër (n = 1).

Për sa i përket shpërndarjes sipas gjinisë, janë regjistruar 43 raste të gjinisë mashkullore dhe 42 të gjinisë femërore ose raporti mashkull – femër 1:1. Morbiditeti specifik sipas gjinisë tek meshkujt është 4.1/100,000, ndërsa tek femrat është 4.1/100,000.

Mosha e pacientëve varion nga 4 në 87 vjeç (mesatare – 46.0 vjeç). Numri më i madh i rasteve janë mbi moshën 60 vjeçare – 19 (22.4%), ndërsa incidenca më e lartë specifike prej 6.5/100,000 banorë janë regjistruar tek personat e moshës 50-59 vjeçare.

Related posts

Sugarevski: Bëjmë përpjekje për të siguruar një jetë normale në shtet

admin

Zgjedhjet, nën masa parandaluese ndaj virusit

admin

Përfundon sot fushata, nga mesnata fillon heshtja zgjedhore

admin

79 vjet nga bombardimet naziste në Shkup

admin

Partitë shpalosin sloganet e tyre për zgjedhjet e 15 korrikut

admin

Bislimovski: Qytetarët faturat mund t’i paguajnë me këste

admin