Solskajer mendon largimin e disa lojtarëve gjatë verës

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer është duke peshuar të ardhmen e dyshes, Jesse Lingard dhe Andreas Pereira.

Sipas mediumit britanik The Sun, Solskjaer injoroi dyshen në ndeshjet që çoi në pezullimin e përkohshëm të futbollit. Ai besoi se kishin nevojë për pushim pasi tifozët e Unitedit vazhdojnë t’i kritikojnë nga ndeshja në ndeshje.

Tani Solskjaer thuhet se është gati të dëgjojë ofertat për dyshen ndërsa formulon planet e tij për të ardhmen.

Në gjashtë ndeshjet para se coronavirusi të ndalte futbollin, Lingard filloi vetëm një herë – në fitoren e Kupës FA në Derby County.

Ndërkohë Pereira, 24 vjeç, bëri vetëm paraqitje si zëvendësues.

Në listën e largimeve gjenden edhe lojtarë tjerë si Sergio Romero, Marcos Rojo dhe Juan Mata. /Telegrafi/

Related posts

Agnelli: Klubet po përballen me ekzistencë, gjendja më e rëndë prej se ekziston futbolli

admin

Rreth 6 mln dollarë do të ndahen për 800 tenistë

admin

Ronaldo s’ka të ndalur, vendos rekord të ri

admin

Legjenda e Liverpoolit, Sir Kenny Dalglish lirohet nga spitali pas shërimit nga coronavirusi

admin

Premier Liga nuk mund të nis më 12 qershor?!

admin

FFK pritet të kërkojë rilicencim të stadiumit “Adem Jashari”

admin