Shkëlzen Jetishi shoqërohet në polici, nuk i respektoi rregullat e vetë-izolimit

Këngëtari i njohur nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi – Xeni, është shoqëruar në stacionin e policisë së Gjakovës, pasi të premten ka shkelur urdhërin e autoriteteve për vetë-izolim.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili në një prononcim për Telegrafin tha se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj u lirua me procedurë të rregullt. “Të premten kemi pranuar një informatë se këngëtari Shkëlzen Jetishi ka dalë prej karantimit dhe është parë në qytet. Policia ka vepruar menjëherë, është intervistuar pastaj është informuar edhe prokurori, ndërsa pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë Gjurkaj për Telegrafin. Ndërkohë, Jetishi u urdhërua të vetë-izolohej, pasi ishte parë afër këngëtarit tjetër nga Gjakova Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi pozitiv në testin për COVID-19.

Përveç këngëtarit të mirënjohur, Gjurkaj njoftoi se për shkeljen e urdhërit për izolim, policia në Gjakovë ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Shkëlzen Jetishi

Përndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ikshpk) ka konfirmuar sot se ka ndërruar jetë një pacient i infektuar me coronavirus, duke shënuar rastin e parë në vend. /Telegrafi/

Related posts

Serbi, shënohet viktima e katërt nga koronavirusi

admin

​Meta pret Thaçin: Dialogu të garantojë njohje reciproke dhe të ardhmen evropiane

admin

Tërmeti godet Greqinë Perëndimore/ Lëndohen tre persona në Parga, dëme materiale

admin

Presidenti Thaci denoncon Kurtin per shkelje te kushtetutes

admin

DOKUMENT|AAK i tregon arsyet pse do të votojë për rrëzimin e Kurtit

admin

Kosovë, një viktimë dhe 31 raste të reja me koronavirus

admin