Sheqerinska: Ushtria do të sigurojë institucionet vitale shtetërore

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sehqerinsa në një konfrencë për shtyp informoi se nga mbrëmë edhe zyrtarisht ushtria do të kuqet në ndihmë të institucioneve për ballafaqim me coronavirusin.

Ministrja informoj se në përputhje me këtë vendim është formuar Shtab operativ në mes ushtrisë dhe policisë.

“Në periudhën e ardhshme kemi vendosur fokusin në tre detyra kryesore. Detyra e parë është marrja nën kontroll të vendkalimeve kufitare nga ushtria. Detyra e dytë është angazhimi i përbashkët me ekipet mobilizuese ushtri-polici ku do të kontrollojnë hyrjet dhe daljet e vendbanimeve. Detyra e tretë është sigurimi i institucioneve vitale shtetërore nga ushtria, që deri më tani janë siguruar nga policia, siç janë Kuvendi, Qeveria dhe burgjet”, theksoi Sheqerinska.

Vendimi për të angazhuar ushtrinë nuk ishte e lehtë por ishte e justifikuar.

Sheqerinska shtoi se mediat janë të përjashtuar nga ora policore./Telegrafi/

Related posts

Halil Kastrati nesër do të ndan 1000 pako ushqimore në shumë komuna të Maqedonisë së Veriut

admin

Ora policore, të punësuarit në fabrika me leje të posaçme

admin

Mbi 500 paraqitje për mosrespektim të masave nga punëdhënësit

admin

Mickoski: Takimi i liderëve tek presidenti Pendarovski, më 12 maj

admin

BDI: Ne jemi NATO, faleminderit Amerikës dhe 28 aleatëve

admin

Filiçe: Po shqyrtohet përdorimi i hidroklorikinës me azitromicinë

admin