Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në vendin tonë tashmë kemi rastin e parë të vdekjes nga virusi korona. Bëhet fjalë për një grua 57 vjeçare nga Kumanova.

“Kemi rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi. Është diagnostifikuar pas vdekjes mbrëm vonë në Kumanovë. Bëhet fjalë për grua të moshës 57 vjeçe. Sa i përket pranimit dhe tretmanit, dua të them që kolegët kanë vepruar në bazë të protokollit. Me kohë janë bërë dy teste, që të dy testet kanë treguar rezultat negativ, ajo është trajtuar në izolim. Periudha e izolimit ka ndodhur javën e kaluar. Është marrë bris edhe pasi është konstatuar vdekja dhe ka rezultuar pozitiv”-tha mes tjerash Filipçe.

Ministri Filipçe njoftoi se për momentin në Klinikën Infektive po kurohet edhe djali i viktimës i cili është i moshës 33 vjeçe.

“Është hospitalizuar edhe djali i viktimës dy tre ditë pas saj, gjatë javës së kaluar. Ai është 33 vjeç ndërsa gjatë ditës së djeshme ka pasur komplikime dhe është izoluar në Klinikën e Pulmologjisë  ndërsa më pas sipas protokollit është  transportuar në Klinikën Infektive”-theksoi Filpçe.

Ndryshe, në vendin tonë gjatë ditës së sotme  janë regjistruar gjithsej 29 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm shkon në 114. Sipas vendbanimit:  Shkup (65), Dibra (36), Shtipi (7), Kavadar (2), Ohri (2), Gostivar (1), Kumanova (1)/Alsat

Related posts

”Marshalli i Tetoves” ne krye te BSP

admin

53 raste të reja dhe 5 të vdekur në 24 orët e fundit

admin

Gjithsej 10 policë të infektuar me koronavirus

admin

Aksion për dhurimin e gjakut në Komunën e Butelit

admin

Fëmija dy vjeç, pacienti më i ri me koronavirus në Maqedoni

admin

Kalimet kufitare hapen prej sot, nga e hëna edhe hotelet

admin