Rritet numri i të prekurve edhe në Shqipëri, shkon në 89 numri i përgjithshëm

Shënohen edhe 13 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, ndërkohë shkon në 89 numri i përgjithshëm i të prekurve. Nga ana tjetër, tre pacientët e parë lënë spitalin, por shkon në 43 numri i të shtruarve në Infektiv.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në Shqipëri, Albana Fico, ka informuar mbi situatën e COVID-19 në Shqipëri:

Në 24 orët e fundit janë testuar 33 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19:
– 8 qytetarë nga Tirana, 1 nga Kavaja, 1 nga Durrësi dhe 3 qytetarë nga Korça.

Deri në këto momente janë testuar 804 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 89 raste.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 58% janë meshkuj dhe 42% janë femra. Mosha mesatare e totalit të rasteve pozitive është 48 vjeç.

Related posts

Manastirliu: “Nëse keni mundësi punoni nga shtëpia dhe pas lehtësimit të masave”

admin

​Kosovë, gjenden dy persona të vdekur

admin

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dhënë mirënjohje kryeinfermieres Sevdie Kryeziu.

admin

3 raste të reja me koronavirus në Kosovë, gjithsej 94

admin

RASTI I FUNDIT ME KORONAVIRUS NGA PODUJEVA – KISHTE ARDHUR PARA DY JAVE NGA ITALIA

admin

Realizohet fluturimi i parë në Aeroportin e Prishtinës pas 3 muaj ndërprerje

admin