Rina “thumbon” On Records, këshillë fansave: Kurrë mos bëni kontratë me shtëpi diskografike!

Largimi i Rina Balaj nga “On Records” u shoqërua me shumë thashetheme e polemika, madje përfaqësuesja e shtëpisë diskografike Edona Gashi tha se reperja i kishte mashtruar, kur tha se kishte nevojë për pak pushim nga muzika, e në fakt u shkëput thjesht për të vazhduar karrierën solo, me të dashurin e saj

Gjatë asaj kohe këngëtarja 20 vjeçare mbylli edhe llogarinë e dikurshme në Instagram, që menaxhohej nga On Records.

Rina, e cila tanimë duket tepër e lumtur e se ka gjeur veten, ka shfrytëzuar pandeminë e koronavirusit për të komunikuar me fansat e saj.

Kur e kanë pyetur në Instastory se cila është këshilla që i jep atyre që aspirojnë të bëhen këngëtarë, e se cili është mesazhi që i jep fansave, ajo ka theksuar dy herë “Mos bëni kontratë me shtëpi diskografike”, një thumbim ky i hapur për “On Records”, me të cilët nuk pati një shkëputje paqësore.FOTO GALERI1/14

Top Channel

Related posts

Ushqimet për flokë të shëndetshëm

admin

Çfarë i ndodh trurit tuaj nëse hani akullore?

admin

Ronela Hajati nxjerrë nga arkiva foto provokative

admin

Arta Elezaj, e karantinuar në hotel luksoz e pishinë gjigante

admin

Tifozja e Interit në qendër të vëmendjes pas fotove të fundit në Instagram

admin

Ilda Bejleri rrëfen stresin që po kalon gjatë izolimit në shtëpi

admin