Qeveria me Rregullore të ndryshuar për punën nëse ka nevojë do të mbajë seanca përmes internetit ose telefonit

Në rast të nevojës urgjente dhe të paanulueshme për mbajtje të seances së Qeverisë, presidenti mund ta hapë dhe drejtojë seancën me përdorim të mjeteve komunikuese (telefon dhe lidhje konferencore me përdorimin e internet komunikimit dhe mjeteve softuerike).

Kjo është një nga dispozitat e Rregullores së ndryshuar dhe të plotësuar për punën e Qeverisë, të miratuar në seance e djeshme.

Ndryshimi i Rregullores për punë parashikon edhe nëse ka nevojë urgjente dhe të paanulueshme, të mbajnë kolegjiume sekretarët shtetërorë, gjithashtu me zbatimin e mjeteve komunikuese.

“Sekretari i përgjithshëm mund ta hapë dhe drejtojë kolegjiumin me përdorimin e mjeteve komunikuese (telefon dhe lidhje konferencore me përdorimin e internet komunikimit dhe mjeteve softuerike), qëndron në pres-shërbimin qeveritar.

Konform ndryshimeve, në rast të nevojës urgjente dhe të paanulueshme për mbjajtje të seances të trupave punues të Qeverisë, kryetari i grupit punues mund ta hapë dhe drejtojë seancën me përdorim të mjeteve komunikuese (telefon dhe lidhje konferencore me përdorimin e internet komunikimit dhe mjeteve softuerike). mb/

Related posts

FFM ndihmon klubet, heq kotizimin për sezonin e ri!

admin

Vazhdon takimi i Pendarovskit me Zaevin e Mickoskin

admin

KRRE-ja sot publikon çmimet e reja të derivateve të naftës

admin

Enden rrugëve të botës, paratë po ju harxhohen, presin që MPJ të bëjë diçka për t’i kthyer në vendlindje

admin

Pendarovski do të mbajë mbledhjen e liderëve në gjysmën e parë të muajit maj

admin

Vetizolimi, dënimet e shqiptuara kapin shumën e 27.000 eurove

admin