Nisin testimet e vaksinës për Covid-19 në bazën sekrete të qeverisë britanike

Britania është ngritur në këmbë për të përballuar pasojat e koronavirusit dhe autoritetet në këte vend vijojnë pa reshtur përpjekjet për gjetjen e një vaksine që do ndalojë përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Sipas mediave britanike, tashmë Universiteti i Osfordit ka përgatitur një vaksinë e cila do të nisë të eksperimentohet tek njerëzit dhe kafshët duke filluar nga java që vjen në bazën sekrete shkencore të qeverisë në Porton Down.

Sipas The Times, Faza II e testimeve do të nisë përpara se të dalin rezultatet e eksperimenteve te kafshët, për shkak se kriza nga virusi po përshkallëzohet ndjeshëm.

Megjithatë ekspertë paralajmërojnë se vaksina për Covid-19 nuk do të jetë gati për një kohë shumë të shkurtër. Sipas profesorit Shattock, nga Kolegji Imperial në Londër, në rastin më të mirë vaksina do të dalë në fillim të vitit që vjen.

Related posts

Turqi/ Shkon në 670 numri i të prekurve, 9 viktima

admin

Raportuesja për Kosovën në PE nuk pret marrëveshje përfundimtare në Uashington

admin

Spanjë, sërish rritje e vdekjeve ditore, 325 në 24 orët e fundit

admin

Gjykata në Çeki shfuqizon masat kufizuese për qytetarët

admin

Merkel: Ia vlen ta mbash Europën të bashkuar

admin

​Aeroplanët dhe helikopterët hedhin lule mbi spitale në Indi

admin