Në Angli planifikojnë nisjen e kampionatit

Në Angli po përpiqen të planifikojnë rinisjen e kampionatit. Një ide është starti më 1 Qershor dhe deri atë ditë ndajnë 10 javë sipas gazetës “The Telegraph”.

Një kohë e mjaftueshme për të vendosur. Plani është që të luhet me dyer të mbyllura dhe gjithçka të përfundojë më 12 Korrik.

Pezullimi në fuqi zgjat deri në 30 Prill, por duket se kjo datë nuk është e mundur, duke parë përhapjen e koronavirusit në Angli dhe masat që po merr qeveria. Nëse plani i klubeve të Premier League realizohet, mund të mendohet më qetë për sezonin e ardhshëm që është planifikuar të nisë më 8 gusht.

Të martën e kaluar UEFA u konsultua me federatat, duke i kërkuar që të përfundojnë kampionatet brenda 30 Qershorit, por duket se një gjë e tillë do të jetë e vështirë, pasi të infektuarit nga koronavirusi po shtohen kudo.

Tv Klan

Related posts

Serie A do të nisë stërvitjet në grup nga kjo datë

admin

UEFA, Kampionatet e futbollit të mbyllen deri më 3 gusht

admin

Barcelona nuk arrin të bind Ter Stegenin, Çellsi në pritje

admin

Dybala: Nuk kam coronavirus, jam duke e pritur testin – kini kujdes dhe qëndroni në shtëpi

admin

UEFA nesër mbledhje për të vendosur çfarë do të ndodhë me futbollin

admin

Formacioni me yjet që u skadon kontrata te klubet aktuale, nga Buffon deri te Icardi

admin