Limaj ngushëllon familjen Haliti, bën thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen e Halim Halitit, viktima e parë e shënuar në vend si pasojë e infektimit me virusin korona.

“Me dhimbje mora lajmin për vdekjen e Halim Halitit, qytetar nga komuna e Podujevës, i infektuar me COVID-19. Familjes Haliti, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.

“Të nderuar qytetarë, vendi po kalon nëpër momente jo të lehta, por ajo që është shumë me rëndësi është se ndihmën më të madhe mund ta japim ne vet, duke respektuar në përpikëri këshillat dhe rekomandimet e profesionistëve. Ne do ta kalojmë bashkë këtë situatë dhe pa dyshim që kjo situatë në bën që të reflektojmë duke u solidarizuar, kujdesur dhe respektuar rregullat”.

Në fund të shkrimit të tij, Limaj është lutur për shërimin e shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky virus, si dhe ju ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

“Përmes këtij postimi, dua t’i uroj shërim të shpejt të gjithë atyre që janë të prekur nga ky virus, duke shpresuar që të bashkohen sa më shpejtë me familjet e tyre. Ju bëj thirrje që të qëndroni në shtëpi, dhe në këtë formë secili e jep kontributin e vet në mos përhapjen e këtij virusi”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Related posts

Kosovë, 21 vjet nga masakra e Rrezallës

admin

BE i dhuron Kosovës pjesën e tretë të pajisjeve mjekësore

admin

Arrihet marrëveshja për reformën zgjedhore në Shqipëri

admin

Kosovë, 4 raste të reja me koronavirus dhe 22 të shëruar

admin

Greqia rihap disa linja ajrore dhe detare

admin

Deputeti Haradinaj tymos duhan në ambiente të Kuvendit

admin