KSHZ i ndërpret aktivitetet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare shkaku i gjendjes së jashtëzakonshme me Kovid-19

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë ka sjell konkluzë për pezullimin e aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhej të mbaheshin më 12 prill duke vepruar sipas Dekretit të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pezullohen të gjitha aktivitetet e mëtejmë të Komisioneve komunale zgjedhore. Të gjitha aktivitetet zgjedhore që janë ndërmarrë deri më 22 mars 2020 konsiderohen të vlefshme. Të gjitha aktivitetet e tjera që dalin nga Kodi zgjedhor do të parashihen me orarin e reviduar që KSHZ e ka sjell menjëherë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme me sjelljen e Dekretit të ri të Qeverisë për vazhdimin e procesit zgjedhor”, ka thënë kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski duke propozuar konkluzën.

Derkoski poashtu ka thënë se KSHZ do ta ruajë dhe sigurojë dokumentin zgjedhor deri në zbatimin e aktiviteteve zgjedhore dhe zgjedhjeve.

KSHZ, sipas Derkoskit, menjëherë pas situatës së ndryshuar ose sjelljes së Dekretit të ri të Qeverisë për vazhdimin e aktiviteteve zgjedhore do të duhet të sjell orar të reviduar për zgjedhjet.

“Kjo para së gjithash i referohet Kodit zgjedhor, aktiviteteve që ndërlidhen me të, mbikëqyrjen, përmbylljen e Listës zgjedhore dhe tjera”, ka informuar Derkovski.

Qeveria në seancën e mbrëmshme ka miratuar Dekretin për ndërprerje të të gjitha aktiviteteve për zbatimin e zgjedhjeve më 12 prill dhe për gjitha çështjet lidhur me procesin zgjedhor, ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar.

Related posts

Maqedonia sot ka më shume të infektuar se disa vendet me mbi 6 milion banorë

admin

Trashanovski: Bojkoti i VMRO-së, thellon krizën politike

admin

Rekorderi ALI AHMETI: Fitoi 7 palë zgjedhje parlamentare në kampin shqiptar në Maqedoni të Veriut

admin

Dimitrievski: Qeverinë nuk e ftova unë, ata erdhën vetë

admin

Arbër Ademi: Prej nesër në “TV-KLASA”, më shumë orë për më shumë gjenerata të nxënësve

admin

Zaev: Bashkë po luftojmë kundër një armiku të padukshëm, po hyjmë në një fazë kritike

admin