Kryetari i bashkisë Bergamo: Spitalet janë plot, njerëzit po vdesin në shtëpi

“Spitalet janë të mbushur plot, njerëzit po vdesin në shtëpi”. Kështu ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Bergamos, Giorgio Gori gjatë një bisede telefonike me homologun e tij të Barit.

“Ne nuk jemi në gjendje t’i sjellim të gjithë në spital, prandaj ndodh që shumë njerëz vdesin në shtëpi”, u shpreh Gori.

“Unë bëra një hulumtim – thotë kryetari i Bergamos – duke krahasuar të dhënat e komunës time me ato të 12 të tjerëve dhe të dhënat e regjistrit për të vdekurit është katër me një”

Më tej ai jep edhe një shifër për të infektuarit, por sqaron se kjo shifër nuk është e saktë.

“Thuhet se në provincën e Bergamos janë 6216 të infektuar, por janë vetëm të sëmurët në kushte serioze që vijnë në spital, ndërsa të tjerët nuk llogariten në statistika” , ka deklaruar Gori, raporton Tgcom.

Related posts

Franca prezanton “testin e internetit” për coronavirus

admin

Shifra të frikshme nga Spanja, 394 viktima nga Covid-19 këtë të diel

admin

Trump: Përpjekjet për krijimin e vaksinës janë projekti më i madh që nga Lufta e II Botërore

admin

Kroacia drejt zgjedhjeve të parakohshme në fund të qershorit

admin

Kim Jong Un paraqitet në publik, raportojnë mediat koreane

admin

Bie ndjeshëm numri i të prekurve në Itali, rritet ai i të shëruarave

admin