Instituti kroat e demanton veten, tash thotë se s’ka të vdekur nga tërmeti

nstituti i Mjekësisë Emergjente në Kroaci e ka demantuar veten dhe e ka ndryshuar deklaratën në lidhje me viktimën e raportuar.

Disa minuta më parë, ky institut vetë e kishte konfirmuar vdekjen e një fëmijë 15-vjeçar nga tërmeti, transmeton Gazeta Express.

“Një ekip mjekësor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nën rrënoja e ka gjetur një fëmijë pa shenja jete”, kishte thënë më herët Zarko Rasiq, kryetar i Institutit të Mjekësisë Emergjente në Zagreb, shkruan “Reuters”.

Sidoqoftë, më vonë u tha se fëmija ishte në gjendje shumë të rëndë, por nuk ka ndërruar jetë. Zagrebi u godit nga një tërmet prej rreth pesë ballësh të Rihterit në orët e hershme të së dielës, duke shkaktuar dëme materiale në ndërtesa dhe vetura.

Related posts

BE sot rikonfirmon vendimin për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë

admin

BERZH: Shqipëria me rënien më të madhe ekonomike në Ballkan

admin

Hoti takon presidentin e KE-së, diskutohet për liberalizimin e vizave

admin

Thaçi i thotë BE-së: Dëshmojeni që jam gabim për Lajçakun

admin

142 vjet nga formimi i Lidhjes së Prizrenit

admin

Shqipëria shënon 27 raste të reja me koronavirus, në total 304 të infektuar

admin