Haziri krenar me Agim Veliun: Nuk e ndalën plumbat, e lërë më akuzat e ulëta të militantëve

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i ka dalë në mbështetje ish-ministrit të punëve të brendshme, Agim Veliut. Haziri ka thënë se Veliun nuk e ndalin akuzat e militantëve të një partie me ideologji tjetër.

‘’Agimin nuk e kanë ndalur as plumbat që i bartë në trup, e të mos flasim për akuzat e ulëta që ia adresojnë militantët e një partie me ideologji tjetër’’, ka thënë Haziri.

‘’Duke qenë djali i një patrioti e veterani të arsimit, i cili ishte sekretar e bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës (Nuhi Gashi), miku im Agim Veliu dhe familja e tij, historikisht kanë qenë në udhë të drejtë, por fjalëpak e pa i akuzu kurrë të tjerët që nuk ishin bash n’udhë…’’

Ai ka shtuar se tendencat për lincim pubik ndaj Veliut janë të ulëta, duke shtuar se Veliu është një ‘’rugovist’’ i cili ka punuar për liri, pavarësi dhe demokraci.

‘’ Krenar me mikun tim të shtrenjtë, Agim Veliu!’’, shkruan Haziri. /Express/

Related posts

Një tjetër person pozitiv për covid-19 në Durrës, nuk tregoi datën reale të hyrjes në Shqipëri

admin

Kovid-19, shkon në 23 numri i viktimave në Shqipëri

admin

Ahmeti: Nesër fillon shpërndarja e dy mijë pako ushqimore dhe higjienike për ata që kanë nevojë

admin

Daut Haradinaj: Jam ushtar i Albin Kurtit për me mbrojte territorin e Kosovës

admin

Hoti: Jemi pajtuar për Qeverinë e re, votimi është çështje ditësh

admin

Therje me thikë në Prishtinë

admin