Drejtuesit e PSG-së në kontakte me Guardiolan

Drejtuesit e Paris Saint-Germain janë duke punuar për sjelljen e Pep Guardiolas në kryeqytetin francez.

Guardiola është i angazhuar dhe e lumtur te Manchester City, por e ardhmja e tij vazhdon të diskutohet sidomos pas dënimit të UEFA-s për klubin anglez. Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, trajneri katalunas vazhdon të mbehet ëndrra e madhe për pronarët e PSG -së.

Në të vërtetë, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi është i prirur të ofrojë në krye të ekipit Guardiolan me Xavin si zëvendës të tij.

Thuhet që drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo tashmë ka bërë kontakte me Guardiolan për të regjistruar interesin e tyre.

Sidoqoftë, për momentin, Guardiola ka këmbëngulur që është i lumtur atje ku është, ndërsa për të ardhmen duhet pritur verën. /Telegrafi/

Related posts

Ademi, gol në rinisjen e futbollit në Kroaci

admin

Reali përgatitë ofertë të çmendur për Salah, i ofron 70 milionë dhe një futbollist Liverpoolit për egjiptianin

admin

Arsenal merr vendim: Nga kjo datë rikthehet në stërvitje

admin

Guardiola, 1 mln euro në luftë kundër “Covid 19”

admin

UEFA nesër mbledhje për të vendosur çfarë do të ndodhë me futbollin

admin

FFK pritet të kërkojë rilicencim të stadiumit “Adem Jashari”

admin