Deskoska: Të shfuqizohet financimi i partive politike për këtë vit

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskovska njoftoi se do t’i propozojë qeverisë urdhëresë me fuqi ligji që do të shfuqizojë financimet vjetore të partive politike për këtë vit.

Ajo shpreson që të gjitha partitë politike që përdorin fondet e buxhetit në përputhje me Ligjin për financim të partive politike ta pranojnë këtë propozim.

Partitë politike, sipas Ligjit për financim të partive politike marrin 0.15% pre buxhetit shtetërorë. Në numra konkret kjo do të thotë 4.5 deri 5 milion euro varësisht pre buxhetit vjetor.

Shumica e këtyre fondeve, respektivisht 70% e tyre shfrytëzohen nga partitë që kanë fituar deputetë ose këshilltarë në zgjedhjet e fundit, konkretisht në përpjesëtim me numrin e deputetëve ose këshilltarëve të partive politike. Përqindja tjetër,  30% ndahen në mënyrë të barabartë midis të gjitha partive politike që kanë fituar të paktën 1% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare ose lokale.

Për më tepër, buxheti i shtetit siguron edhe nga rreth 280.000 euro të tjera në vit për financimin e qendrave hulumtuese-analitike, që funksionojnë si pjesë e brendshme e organizatës politike./Alsat

Related posts

Tre të punësuarit në MPB pozitiv në Kovid -19, nuk kanë qenë të angazhuar në terren

admin

Reagime të shumta për punimet në çarshinë e vjetër

admin

Sonte për herë të parë në një intervistë për media shqip, flet në Pressing Richard Grenell

admin

Ohër, banorët kundër mysafirëve të ardhur nga Shkupi

admin

Takim i liderëve nesër në orën 12:00 në Kabinetin e presidentit

admin

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 25 gradë

admin