Coronavirus, boksieri siguron 700 mijë maska dhe 50 mijë teste

Manu Pakuao thotë se ai nuk ka frikë të vdesë, pasi ndihmon në luftimin e koronavirusit në vendlindjen e tij, Filipinet.

Ish boksieri është senator në atdheun e tij dhe ka mbyllur planet për një rikthim në korrik për t’u përqëndruar në luftimin e virusit vrasës. Boksieri ka ndihmuar në pagimin e 50,000 kompleteve të testimit dhe 700,000 maskave të fytyrës për popullin e tij filipinas.

Pakuao pretendon se nuk ka frikë se atë do ta kapë virusi dhe do të vdesë sepse, ai duhet të jetë në vijën e parë duke ndihmuar.

“Nëse jeni udhëheqës, duhet të udhëheqni dhe t’i lini njerëzit të shohin që jeni me ta. Ju nuk duhet të fshiheni sepse keni frikë. Jam rritur i varfër, kështu që e di se çfarë ndjejnë ata,” ka thënë mes tjerash Pakuao.

Related posts

OBSH: Asnjë provë që Covid-19 transmetohet nga nëna tek foshnjat

admin

Verderi ende beson te Milot Rashica

admin

Merkel: Koronavirusi, sfida më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

admin

SHBA, mbi gjysmë milionë raste me COVID-19

admin

Rusia njofton rihapje të pjesshme të kufijve

admin

Bie çmimi i naftës, më i ulëti në 17 vjet

admin