Conte: Kriza më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore

Në Itali do të qëndrojnë hapur vetëm supermarketet dhe farmacitë, për të mundësuar plotësimin e nevojave jetike të njerëzve, ndërkohë që çdo aktivitet prodhues dytësor do të mbyllet.

Kështu është shprehur kryeministri Giuseppe Conte, në një kohë kur dje numri i të vdekurve brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19 theu rekord; saktësisht 793 viktima.

“Është kriza më e vështirë që vendi po jeton që nga Lufta e Dytë Botërore. Do të vijojnë të qëndrojnë të hapura të gjitha supermarketet, dyqanet ushqimore. Nuk ka asnjë arsye për të ndenjur në radhë dhe për të nxituar për blerje. Do të qëndrojnë hapur farmacitë, shërbimet bankare, postat; do të sigurojmë të gjitha shërbimet thelbësore publike, siç është transporti”, u shpreh Conte.

Në Itali raportohen 53,578 të infektuar dhe 4,825 viktima.

Related posts

​Kryeministri i Britanisë, Johnson dërgohet në spital

admin

Kjo lojë është fiksimi i ri i njerëzve në karantinë, por pse?

admin

Covid-19, përkeqësohet gjendja në Amerikën Latine

admin

Virusi korona ka prekur rreth 740 mijë persona në të gjithë botën

admin

Spanjë, Sanchez: Shpërthimi i koronavirusit është nën kontroll

admin

Tregtia e jashtme kineze bie me 9,3%

admin