394 të vdekur në një ditë, shifra të frikshme edhe në Spanjë

Pas Italisë, Spanja është vendi i dytë në Europë për numrin e lartë të personave të infektuar me koronavirus dhe viktimave që kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet shëndetësore spanjolle, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 394 persona.

Numri total i viktimave në Spanjë ka shkuar në 1720. Gjithashtu, janë konfirmuar 3600 raste të reja të personave të infektuar me COVID-19. Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore spanjolle thonë se janë shëruar 2575 pacientë.

Në Spanjë është ndaluar gjithashtu lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve. Të gjithë janë udhëzuar që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Autoritetet e shëndetësisë në Spanjë thonë se situata ende nuk ka arritur pikun dhe pritet rritje më e madhe e personave të infektuar.  /tvklan.al

Related posts

Suedia zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor

admin

OBSH paralajmëron ndaj zbutjes së masave për Coronën

admin

OBSH: Boll përdorët maska për fytyrën nëse nuk jeni të sëmurë, mjekët kanë më shumë nevojë

admin

SHBA, mbi gjysmë milionë raste me COVID-19

admin

104-vjeçarja italiane shërohet nga koronavirusi: “Mrekullia dhe shpërblimi”

admin

WSJ: Trump dëshiron marrëveshje Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në SHBA

admin