​Rumani: Spitali në Konstanca përdor një robot dezinfektues

Spitali i Sëmundjeve Infektive në Konstanca përdor një robot të lartë të dezinfektimit të ajrit dhe sipërfaqes, me një efikasitet prej mbi 99 për qind në shkatërrimin e viruseve dhe baktereve, njoftoi sot qeveria lokale.

Roboti është programuar të operojë në intervale kohore specifike, transmeton KosovaPress.

Që nga viti i kaluar, spitali ka qenë i pajisur me një makinë dezinfektimi ajri dhe sipërfaqësor, i cili duhet të shkatërrojë të gjitha mikrobet e rrezikshme.

Makina funksionon pa ndërhyrjen njerëzore, mund të programohet me telekomandë për të vepruar në interval kohor të specifikuar dhe tani përdoret me kapacitet maksimal në repartet e pacientëve, për të mbrojtur stafin sanitar, si dhe pacientin, thuhet në një deklaratë të bashkisë së Konstancës.

Robotë të tillë përdoren gjithashtu në spitalet në Kinë për dezinfektim në luftën kundër koronavirusit, por edhe në Tajvan, Itali, Britani të Madhe, Danimarkë, Japoni apo Emiratet e Bashkuara Arabe.


Related posts

Zvicër, shkon në 620 numri i viktimave nga koronavirusi

admin

Orban do t’i tërheqë kompetencat e jashtëzakonshme

admin

Dita Botërore e Autizmit

admin

​Kryeministri i Britanisë, Johnson dërgohet në spital

admin

Covid-19, OKB-ja kërkon 1,5 trilionë dollarë ndihma për vendet në zhvillim

admin

BE: Aksesi për vaksinën antiCOVID-19 të jetë universal

admin