Virusi korona, Dimitrov: 2300 shtetas kanë mbetur jashtë kufijve

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi se gjithsej rreth 2300 shtetas tanë kanë mbetur jashtë kufijve shtetërorë si pasojë e pandemisë së virusit korona. Dimitrov theksoi se do të organizohen fluturime humanitare për kthimin e tyre me kusht që të qëndrojnë në karantinë  të organizuar nga shteti së paku 15 ditë.

“Varon numri, por rreth 2300 qytetarë të Maqedonisë në të gjithë botën janë bllokuar si pasojë e virusit korona, kryesisht në kontinentin e Evropës.Të gjithë qytetarët që nuk janë lajmëruar nga vendet ku janë bllokuar të lajmërohen deri nesër në ora 18:00, në mënyrë që të kemi numër të saktë për organizimin e fluturimeve humanitare”, tha mes tjerash Dimitrov, duke shtuar se shpenzimet e ditëve të kaluara në karantinë për personat e kthyer  do t`i mbulojë plotësisht shteti./Alsat

Related posts

BDl: Qasje e ulët dhe johumane e aleancës Gashi – Sela ndaj ‘kujdesemi për CoVid19’

admin

Spasovski: Sanksione për secilin që nuk do të respektojë masat

admin

Filipçe: Për momentin nuk do të shkurtohet ora policore

admin

Moti sot me diell, temperatura deri në 34 gradë Celsius

admin

Vazhdon takimi i Pendarovskit me Zaevin e Mickoskin

admin

Maqedoni, vdes një person në izolim i cili mund të jetë viktimë e koronavirusit

admin