Virusi korona, Brazili shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Brazili është shteti i fundit që shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pasi koronavirusi po vazhdon të përhapet në vendin e Amerikës së Jugut.

Pas një votimi të mëparshëm në Dhomën e Deputetëve, Senati miratoi dekretin e urgjencës, që mundëson livrimin e burimeve financiare për shtetin për trajtimin e koronavirusit.

Senati votoi përmes videokonferencës pasi presidenti i Senatit, Davi Alcolumbre dhe senatori Nelsinho Trad kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Trad ishte në delegacionin brazilian që shoqëroi presidentin Jair Bolsonaro në Florida për një takim me presidentin amerikan, Donald Trump në fillim të këtij muaji.

Deri tani, Brazili ka konfirmuar më shumë se 600 raste me koronavirus dhe shtatë viktima.

Related posts

Irani goditet nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë

admin

Gjermani, të mërkurën vendoset nëse do të vazhdohen kufizimet

admin

Profesori britanik tregon dallimin mes gripit dhe coronavirusit: Një person mund të infektojë deri në 59 mijë njerëz

admin

Kronavirusi, 29 vjeçari i shkruan Trumpit: Je fajtor për vdekjen e babait tim

admin

Studimi amerikan: Ilaçi eksperimental i suksesshme kundër Kovid-19

admin

Trump tërhiqet nga ideja për vendosjen e Nju Jorkut në karantinë

admin