Vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugës në Radushë

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti vazhdon me angazhimin e tij maksimal në zona të ndryshme që ka të bëjë me infrastrukturën ndërsa në vijë të kësaj është duke punuar intensivisht në Radushë për ta përfunduar sa më parë këtë projekt.

Me këtë rast banorët e kësaj zone shprehën falënderim të veçantë për drejtorin Bekim Memeti i cili siç thonë ata çdoherë ka gatishmëri që të realizojë projekte në komunën e Sarajit.

“Ky projekt infrastrukturor ka rëndësi të madhe, jo vetëm për banorët e këtyre fshatrave por edhe për banorët që frekuentojnë nga vendet tjera. Kjo rrugë gjithashtu shërben edhe si rrugë që lehtëson lëvizjen drejtë Tetovës. Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” gjithmonë do të jetë në shërbim të qytetarëve pasi ky është dhe qëllimi ynë si institucion”, është shprehur Memeti.TS

Related posts

Në Maqedonin prej nesër 14 pika për test nga koronavirusi

admin

Spitalet përballem me mungesën e motrave medicinale

admin

Filipçe: Tek 1% prej rasteve ripërsëritet procesi i testimit

admin

Virusi korona në RMV, këto janë vendimet e Qendrës për menaxhim me kriza

admin

26 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, një pacient ka humbur jetën

admin

Ora policore, arrestohen 134 persona

admin