Thaçi i thotë BE-së: Dëshmojeni që jam gabim për Lajçakun

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është në interes të Kosovës dhe në interes të kredibilitetit të BE-së që ministri i jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak të mos emërohet i dërguar special për dialogun nga ana e BE-së.

Këto komente Thaçi i bëri pasi zëdhënesi i BE-së, Peter Stano, përgënjeshtroi Thaçin duke thënë se ende nuk e kanë emëruar si emisar Lajçakun, njofton Klan Kosova.

Thaçi tha se e mirëpret BE-në t’ia dëshmojë që e ka gabim, pasi që një gjë e tillë është gabim strategjik i saj sa i përket procesit të dialogut.

Mes tjerash Thaçi tha se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Kam dëshirë që BE-ja ta dëshmojë që jam gabim për emërimin e Lajçakut si i dërguar special për dialogun. Kjo do të ishte në interes të Kosovës dhe do ta përmirësonte kredibilitetin e BE-së. Argumenti im nuk lidhet me procedura të brendshme, por me gabimet strategjike. Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën dhe ka votuar kundër nesh në UNESCO”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Hashim Thaçi@HashimThaciRKS

I welcome EU proving me wrong on my claim about Lajcak’s appointment as SE. That’d be in Kosovo’s interest & improve EU’s credibility. My argument isn’t related to internal procedures, but rather strategic mistakes. Slovakia hasn’t recognized Kosovo & voted against us in UNESCO781:09 PM – Mar 21, 2020Twitter Ads info and privacy28 people are talking about this

Related posts

Pozitive me koronavirus kasapi dhe bashkëshortja e tij

admin

PDK: Vjosa Osmani u mohoi qytetarëve pakon emergjente -ajo merr mbi 3 mijë euro rrogë mujore në vite

admin

​Haradinaj: Kosova s’guxon të ulet në tavolinë ku diskutohet për territorin

admin

SHBA-ja ndihmon Kosovën me 1.1 milion dollarë për të luftuar koronavirusin

admin

Shqipëri, regjistrohen dy tërmete

admin

Abdullahu: Qeveria Kurti nuk e meriton që ta udhëheq vendin

admin