Të pavërtetuara deklaratat e Trump për gjetjen e ilaçit kundër Covid-19

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump sot tha se terapitë të përdorura për trajtimin e malaries dhe Ebolës mund t`i japin fund krizës me virusin korona, respektivisht kombinimi i plakenilit ose hidroklorikinës me azitromicinën.

“HYDROXYCHLOROQUINE dhe AZITHROMYCIN, nëse merren së bashku, kanë shansin të ndryshojnë historinë e mjekësisë. Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) kanë “lëvizur malet”-Faleminderit! Shpresojmë se të dyat së bashku(H funksionon më së miri me A, Revista Ndërkombëtare e Agjentëve Antimikrobikë) të vendosen në përdorim sa më shpejtë. Njerëzit janë duke vdekur, lëvizni shpejtë dhe Zoti iu bekoftë të gjithëve.”, ka shkruar Trump.

Trump në paraqitjen e tij të sotme iu referua studimit të Revistës Ndërkombëtare të Agjentëve Antimikrobikë (International Journal of Antimicrobial Agents) mbi virusin korona (Covid-19). Mirëpo në të njëjtin studim thuhet se pavarësisht efekteve pozitive që ka pasur ky kombinim i ilaçeve tek pacientët me Covid-19, për të njëjtin duhen të realizohen më shumë prova.

“Pavarësisht provave të pakta,studimi tregon se trajtimi me hydroxychloroquine asocon ndjeshëm në reduktimin e pacientëve të infektuar me Covid-19, ndërsa efekti i saj është i përforcuar nga azithromycin”, thuhet mes tjerash në përfundimin e studimit.

Ditë më parë edhe Komisioneri i Agjencisë amerikane të Ushqimit dhe Ilaçeve, Stephen Hahn, thekson se nevojiten më shumë prova.

“Ne duam ta bëjmë këtë në mjediset e një prove klinike. Duhet një prove klinike e madhe, pragmatike, për të mbledhur informacionet e nevojshme dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të rëndësishme mbipërdorimin e tyre”, tha ai./Alsat

Related posts

Pëllumbat, banorët e vetëm të shesheve simbolike të Stambollit

admin

Austria hap kufijtë me Italinë dhe 30 vende të tjera

admin

Stafi i Shtëpisë së Bardhë urdhërohet të vendosë maska

admin

SHBA-ja akuzon Kinën për hakim të kërkimeve rreth koronavirusit

admin

Aplikacion për telefon me të cilin do të zbulohet nëse dikush afër nesh është i infektuar me virusin korona

admin

SHBA, një vaksinë për koronavirusin do të testohet në njerëz para shtatorit

admin