Shpëtimi nga Covid-19 gjendet brenda një kafshe, Belgjika pranë ilaçit kundër virusit

Në një njësi kërkimore me qendër në Belgjikë, shkencëtarët kanë njoftuar zbulimin e një antitrupi unik që është i aftë të neutralizojë virusin që shkakton COVID-19. Antitrupi vjen nga një burim që nuk do ta kishit menduar, nga lama.

Virologu Xavier Saelens ka njohuri specifike në lidhje me gripin dhe interesi i tij kryesor i hulumtimit është të punojë drejt një vaksine universale të gripit.

Ai beson se zbulimi i antitrupave mund të jetë një moment historik i rëndësishëm në luftën kundër COVID-19:

“Është e rëndësishme, sepse mund të ndodhë që antitrupi ynë mund të neutralizojë virusin COVID19. Antitrupi është special, ai e ka origjinën nga lama. Është një antitrup i pazakontë. Mendoj se kemi gjetur një pikë të mirë në virus e cila është e brishtë (dhe që mund të shfrytëzohet) për ta frenuar me antitrupin e kësaj kafshe”.

Megjithëse kjo shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e një ilaçi të mundshëm antiviral kundër koronavirusit, ai nuk është njësoj si një vaksinë.

Profesori Saelens thekson se ka shumë rrugë për të bërë:

“Zbulimi ynë me këtë antitrup nuk është një vaksinë në kuptimin e saktë. Ju mund të bëni një vaksinë në thelb për njerëzit e shëndetshëm. Me një antibiotik, ajo që propozuam, në të vërtetë mund t’i japë mbrojtjen e imunitetit menjëherë një pacienti ose një personi që është i ekspozuar potencialisht”.

Ai thotë se ky ilaç mund të marrë 6 muaj kohë.

Related posts

Lufthansa nga qershori do të rinis fluturimet në 130 destinacione

admin

SHBA, 53 mijë viktima nga COVID-19, 2 494 në 24 orët e fundit

admin

Futet me veturë në sheshin e Kievit, godet kalimtarët e rastit – humbin jetën dy persona

admin

Alarmon OBSH: Koronavirusi po përshpejton – barnat e paprovuara mund të bëjnë më shumë dëm

admin

Franca heq karantinën për personat që vijnë nga BE-ja, zona e Shengenit dhe Britania

admin

Eksperti kryesor për coronavirusin në SHBA: Do të bëhet keq, shumë më keq, para se të bëhet më mirë

admin