Senatori amerikan që dinte për pandeminë shiti aksionet personale

Shefi i Komisionit të Inteligjencës dyshohet për abuzim me informacione të brendshme për krizën e Covid-19, duke shitur aksionet para rënies së tregjeve

Senatori republikan amerikan Richard Burr raportohet se fundmi se ka shitur aksionet personale me vlerë mbi 2 milionë dollarë në fund të shkurtit, menjëherë pas frikës së koronavirusit që rrënoi tregjet e aksioneve amerikane në nivelin më të ulët në histori.

Sipas raportit të lajmeve të agjencise NPR me qendër në SHBA senatori i Karolinës së Veriut, njëherësh kryetar i Komisionit të Inteligjencës së Senatit, paralajmëroi qarqet e tij të ngushta tre javë më parë të përgatiteshin për efekte të tmerrshme ekonomike nga koronavirusi, sipas një regjistrimi sekret.

“Senatori Richard Burr shiti aksionet personale me vlerë midis 628 mijë euro dhe 1.72 milionë dollarë në 33 transaksione të ndara më 13 shkurt, para lëkundjes së fundit të tregut, tregojnë zbulimet publike”, njoftoi NPR në postimin e saj në Twitter.

Burr gjithashtu paralajmëroi donatorët e tij “13 ditë para se Departamenti i Shtetit të fillonte të paralajmëronte kundër udhëtimit në Evropë, dhe 15 ditë para se administrata Trump të ndalonte udhëtarët evropianë”.

Koronavirusi i ri i njohur si Covid-19 u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 160 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e koronavirusit e shpalli pandemi. (Anadolu)

Top Channel

Related posts

Ministri italian fton turistët të kalojnë pushimet verore në Itali

admin

Mbi 4,5 milionë raste me COVID-19 në botë

admin

Dita e gënjeshtrave anulohet, deri në 5 vite burg nëse shpikni rreth Covid-19

admin

India vendos karantinen ne te gjith vendin

admin

Itali, helmeta në aeroport kundër Covid-19

admin

​Dorëhiqet ministri i Brendshëm i Turqisë – shkak ora policore

admin