Rreth 2.300 qytetarë pritet që të kthehen në Maqedoni

Rreth 2.300 qytetarë të Maqedonisë në mbarë botën, kryesisht në vendet evropiane, kanë kërkuar të kthehen në vend përmes fluturimeve humanitare, dhe pas mbërritjes ata do të vendosen direkt në karantinë të detyrueshme shtetërore, tha Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Në bazë të rregulloreve ligjore, Qeveria vendosi që të gjitha grupet kryesore të qytetarëve të jenë nën një karantinë të detyrueshme 15-ditore për të ruajtur shëndetin e të gjithëve. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që nuk janë paraqitur në përfaqësitë tonë ku jetojnë ato, këtë ta bëjnë deri nesër në ora 18:00, në mënyrë që të kemi regjistrime të sakta për të organizuar këto fluturime. Fokusi do të jetë në vendet me më shumë qytetarë.

“Me autoritetet malazeze ne u përpoqëm të hipnim udhëtarët tanë nga Turqia me fluturimin e tyre humanitar, ndërsa pasi ju thamë që të jenë në karantinë të detyrueshme, ata e hoqën dorë nga kjo mundësi”, tha Dimitrov.

Ai sqaroi se ka 70 qytetarë në Mal të Zi dhe ata do të transferohen me automjete në vend nën karantinë të detyrueshme në kurriz të shtetit./Telegrafi/

Related posts

Policia e Maqedonisë me dronë do të vëzhgojë gjatë orës policore

admin

Bekteshi: U tha, u bë, ska ulje të rrogave për administratën

admin

1 Maji në kohën e pandemisë, pa muzikë e skarë

admin

Të hënën do të thirret Këshilli për Siguri Kombëtare, Pendarovski do të rekomandojë prolongim të zgjedhjeve për shkak të virusit

admin

Filipçe: 15 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore, 6 në respiratorë

admin

Mickoski: Kuptoj pse Zoran Zaevi nuk dëshiron takim të liderëve

admin