Rama pranon gabimin dhe kërkon falje publike: Rashë dhe unë viktimë! Videoja është bërë në Algjeri

Kryeministri Edi Rama pranon që videoja e publikuar pak orë më parë, ku thoshte se është bërë në Spanjë, në të vërtetë është filmuar në Algjeri, siç thoshte Partia Demokratike në reagimin e saj.

Rama sqaron në “Facebook” se videon ja ka dërguar një mik nga Italia, ku i shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”, ndërsa kërkon falje për këtë gabim, duke u shprehur se “rashë edhe unë viktimë njëherë”

Reagimi i Ramës:

🔴 Videon e postuar diku më parë, ku shkruhet se ka ndodhur në Spanjë, ma dërgoi një mik shqiptar nga Italia, i cili padiskutim ashtu e dinte dhe i dëshpëruar me ca pamje sot paradite në tregjet e Tiranës, më shkruante “Shikoje ç’bën policia në Spanjë”!

E postova jo pa qëllim pas mesazhit tim të sotëm, ku ju thashë hapur se nuk do të ketë më asnjë tolerancë nga forcat e rendit dhe tani mora vesh që qenkan pamje nga Algjeria!

Ndjesë sinqerisht për pasaktësinë e paqëllimshme, që paska frymëzuar edhe një deklaratë gjithë akuza e budallallëqe të Partisë Demokratike! Rashë edhe unë njëherë viktimë e “qytetarit dixhital”😩😂

Por, duke qenë se as “qytetari” në fjalë, as unë dhe as shumica dërrmuese e juaja që ka komentuar pozitivisht në atë postim, nuk kemi pasur hallin e vendit të ngjarjes, po kemi hallin e madh të nevojës për reagimin e domosdoshëm me zero tolerancë kundër atyre që na rrezikojnë të gjithëve, me sjelljen e tyre të papërgjegjshme, postimi nuk do të lëvizë nga vendi (natyrisht duke hequr fjalën Spanjë) dhe mesazhit të tij i qëndroj 100% pa asnjë diskutim!


Related posts

Thaçi: Nuk di nëse Kurti ishte i ftuar nga Shtëpia e Bardhë, por refuzimi i ftesës do të ishte gabim historik

admin

Haziri thumbon kryeministrin Kurti: Duhet ta lëmë ta festojë me familje ditëlindjen e tij

admin

Limaj ngushëllon familjen Haliti, bën thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi

admin

Shqipëria drejt hapjes së kufijve

admin

Veriu i Mitrovicës prej sot në karantinë

admin

Kosovë, përkujtohet Dita e Çlirimit nga regjimi serb

admin