Politika apo thëngjilli e largoi Contour Global nga Kosova?

Tërheqja e kompanisë Contour Global nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet prej 500 megavatësh, në Kosovë po vlerësohet në mënyra të ndryshme.

Qeveria e kaluar e Kosovës dhe Contour Global, në vitin 2017, kishin nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e këtij termocentrali. Përgatitjet për realizimin e projektit kishin filluar në vitin 2001.

Ky projekt ishte thënë se do të kushtonte 1.3 miliard euro që njëherësh përfaqësonte investimin më të madh të huaj në Kosovë.

Por, gjatë kësaj jave, kompania Contour Global ka njoftuar se do të tërhiqet nga planet për ndërtimin e termocentralit, për arsye se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen, por po ashtu janë përmendur edhe ndryshimet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Përfaqësues të shoqërisë civile në vazhdimësi e kanë kundërshtuar ndërtimin e këtij termocentrali, kështu që edhe e kanë mirëpritur anulimin e planeve për ndërtimin e tij.

Dardan Abazi, hulumtues i lartë në Institutin për Politika Zhvillimore (INDP), thotë se Contour Global, nuk është tërhequr për arsyet e përmendura, por nga pamundësia për të siguruar mjetet financiare.

“Ata po tërhiqen për shkak se nuk kanë gjetur financat e duhura për realizimin e këtij projekti dhe e gjitha bota po largohet nga investimet në qymyr. Kështu që edhe ata e pranojnë se tash e tutje nuk do të hyjnë fare të investojnë një energji të qymyrit e cila teknologji është e se kaluarës se nuk do të sjellë përfitim për kompaninë”, tha Abazi, raporton rel.


Related posts

Thaçi i çon kërkesë Kurtit për ta thirrë Këshillin e Sigurisë

admin

Haradinaj flet për raportet e tij me presidentin Thaçi

admin

Limaj ngushëllon familjen Haliti, bën thirrje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi

admin

Ka shkuar në 10 numri i viktimave nga virusi Korona në Shqipëri

admin

“Shëndeti është bekimi më i madh i njerëzimit”

admin

Këshilltari i Kurtit thotë se Kryeministri i takon LVV-së

admin