“Për hir të jetës, izolohuni”, Mjeku Kalo: Ju duam, por duajeni dhe ju veten

Me një tjetër apel të fortë mjeku i njohur Tritan Kalo u është drejtuar gjithë shqiptarëve, këtë herë jo vetvm si mjek, por edhe si prind e si qytetar. Ai kërkon prej shqiptarëve të izolohen, të respektojnë ndalimin e qarkullimit e te luftojnë edhe ata me qëndrimin brenda, në emër të jetës, për të fituar luftën ndaj virusit vdekjeprurës.

“Vetëizolohuni…Vetndërgjegjësohuni….përkujdesuni për veten tuaj….Në këto ditë të “luftës me Covid-19”, unë si mjek, si qytetar, si prind e si shqiptar, në mes fotove të mëposhtëme: 1- të udhëve të zbrazura, 2- të tre mantelbardhëve në një pushim të shkurtër të kësaj beteje, dhe 3- të imazheve radiologjike të mushkërive të “dërmuara nga agresori tinzar e jetëmarrës” Sars-Cov-2, do të preferoja për të gjithë ju bashkëkombasit e mi, vetëm atë të parën….janë vetëm pak shumë pak javë që duhen jetuar në kufizimin e jetës në shtëpi, për hir vetëm e vetëm të jetës, të ardhmërisë sonë, të triumfit të së mirës ndaj të keqes…..Ju duam, por duajeni edhe ju veten….Ju respektojmë, por respektoheni edhe ju vetveten….”, shkruan Kalo.

Më tej mjeku premton se, “Do përkujdesmi për ju në çdo çast, por edhe ju duhet të kontribuoni me vetëizolimin tuaj dhe diferencimin social, që numuri i të sëmurëve në Shqipëri të mos njohë një rritje galopante sikundër po ndodh këto ditë në Itali, në Spanjë, në Iran, në Gjermani, në Francë e gjetkë…..Çdokush duhet t’a ketë të qartë se, kapacitetet e një Sistemi Shëndetsor në mbarë Botën ka limitet e veta….na ndihmoni që të mos i kapërcejmë ato!!!!…Together we will win that war!!!”/b.l/noa.al/

Related posts

Anulohen të gjitha fluturimet e sotme në Aeroportin e Prishtinës

admin

6 deputetë të Zvicrës i kërkojnë LDK-së ta tërheqë mocionin ndaj Qeverisë

admin

Në linjën e parë të frontit kundër virusit korona, RMV-ja ka në dispozicion mbi 50 mijë persona

admin

Hoti takon presidentin e KE-së, diskutohet për liberalizimin e vizave

admin

Takim i jashtëzakonshëm i liderëve të BE-së dhe PE-së për Kovid-19 dhe Ballkanin Perëndimor

admin

Samiti i Zagrebit, Plenkoviq: Një sinjal i fortë për dialogun Prishtinë-Beograd

admin