Orë policore nga ora 21 deri në ora 6

Komisioni ka propozuar një sërë masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Propozimet janë që të ketë orë policore prej ora 21 deri në ora 6 të mëngjesit. Prej ora 6 deri në ora 21 të ndalohet grumbullimi në grupe. Gjatë asaj periudhe mund të shkohet vetëm në spital. Personat që duhet të shkojnë në dializë dhe kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, mund të lëvizin në shoqërim më së shumti vetëm me dy persona. Nëse personat ndalen nga policia, ata duhet të tregojnë dokumentacion të mjekut se kanë qenë në mjek. Edhe drejtorët e IPSH të kenë lëvizje të limituar vetëm me dokument. Gjithashtu është kërkuar edhe kufizimi i barnatoreve kujdestare. Nga Kompanitë e taksive është kërkuar të kenë numër të kufizuar të makinave kujdestare. Ndalohet lëvizja e makinave publike prej ora 21 deri në ora 06. Ky është propozimi, i cili po diskutohet në seancën e Qeverisë, e cila filloi në ora 18.

Related posts

Vazhdojnë përplasjet tek ASH,Tateshi ia tregon stacionin e fundit Shumit

admin

TETOVARËT DHE GOSTIVARASIT NUK I BINDEN ORËS POLICORE

admin

Akciza për derivatet e naftës rritet për tre denarë

admin

Gjatë ditës së sotme me fluturime nga Vjena dhe Bazeli kthehen shtetasit e Maqedonisë

admin

Mbyllet spitali “Plodnost” në Manastir pasi një mjek del pozitiv ndaj Covid 19

admin

Shënohet edhe viktima e tretë nga Koronavirusi në Maqedoni, vdes gruaja që ishte në respirator

admin