Oda Amerikane: Furnizimi me mallra strategjike në Kosovë po vazhdon normalisht

Në kuadër të forumeve virtuale të cilat po organizohen nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë pas situatës së pazakontë të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19, zyrtarë të Doganës së Kosovës, si dhe përfaqësues të bizneseve tregtare dhe transportuese folën për fluksin e tregtisë, transportin vendor dhe ndërkombëtar, si dhe procedurat e kalimit kufitar dhe zhdoganimeve.

Në forumin Tregtia në Kohën e COVID-19 u diskutuar për problemt me të cilat po ballafaqohen kompanitë vendore tregtare e prodhuese pas masave kufizuese të ndërmarra në shumë sfera me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj pandemie, e rrjedhimisht edhe gjenerimi i rekomandimeve të cilat mund të ndërmerren nga Qeveria e Kosovës në përkrahje të tyre, njofton Klan Kosova.

Bashkim Arifi, Drejtor i Departamentit të Operacioneve Kufitare në Doganën e Kosovës theksoi se pavarësisht kufizimeve në burimet njerëzore, Dogana e Kosovës po realizon të gjitha funksionet e saj me kapacitete të plota, në të gjitha vendkalimet kufitare, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të mallrave, e sidomos atyre strategjike.

Vështirësitë megjithatë paraqiten nga shtetet fqinje të cilat kanë kufizuar punën e personelit kyç, përfshirë edhe ato të kujdesit shëndetësor, gjë që po vështirëson kalimin kufitar. Ai theksoi se Dogana e Kosovës ka përshpejtuar procesin zhdoganues për të mundësuar rrjedhë normale në furnizimin me mallra për qytetarët, duke theksuar se nuk ka asnjë arsye për panik, meqë importet e përditshme nuk do të ndikojnë në asnjë mungesë të artikujve esencialë për qytetarët, përfshirë këtu edhe grurin dhe miellin.

Ndërsa Avni Krasniqi, Kryesues i Komitetit të Tregtisë dhe Doganave në Odën Amerikane u shpreh se sa i përket furnizimit me mallra, nuk po raportohet për ndonjë problem kontraktual me furnitorët, duke shtuar se sfidat lidhen me qarkullimin dhe trafikun e mallrave.

Si probleme kryesore ai i konsideroi kufizimet me të cilat po ballafaqohen në korridoret nga shtetet fqinje, duke e marrë parasysh se shumë shtete të rajonit kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë COVID-19.

Sidoqoftë, Krasniqi cilësoi se një pjesë e madhe e furnizimit ende është duke funksionuar në mënyrë të mirë, dhe theksoi se nuk ka nevojë për panik, e as për blerje përtej nevojave.

Related posts

Kuvendi i Kosovës anulon vazhdimin e seancës për dialogun

admin

SAKRIFICA E ÇIFTIT NGA PRISHTINA QË LANË FËMIJËT NË SHTËPI PËR TA LUFTUAR KORONAVIRUSIN NË KLINIKËN INFEKTIVE

admin

Heqja e taksës i solli mbi 17 milionë euro ekonomisë serbe

admin

Masat ekonomike të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës, në tetë pika

admin

Gjeniu i Kurtit bëhet horë: Në korrik thoshte se Presidenti mund të formojë qeveri të re në rast mocioni, tash e thotë të kundërten

admin

E TURPSHME: FALLANGAT E ALBIN KURTIT LINÇOJNË E MASHTROJNË NJERËZIT NË RRJETE SOCIALE

admin