Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë del pozitiv në testin e koronavirusit

Një pjesëtar nga Zyra e Nënpresidentit amerikan, Mike Pence, është infektuar me koronvirusin e ri.

“Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence nuk kanë pasur kontakte të ngushta me këtë person”, tha Katie Miller sekretare për shtyp e nënpresidentit Pence, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Miller tha se zyra e nënpresidentit Pence ishte njoftuar të premten në mbrëmje për rezultatet e testimit të zytarit të saj.

Zyra e nënpresidentit amerikan nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për detaje të mëtejshme dhe nëse Mike Pence do të kryejë një test të koronavirusit.

Kujtojmë se Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë negativ për koronavirusin.

Related posts

Francë, 330 viktima të tjera në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19

admin

OKB paralajmëron: Bota po përballet me mungesën e uji

admin

​Izraeli shpik maskën që vret koronavirusin e ri

admin

Shet gurët e çmuar, babai i 30 fëmijëve bëhet milioner brenda natës

admin

Kryeministri i Italisë: Të fusim Ballkanin në BE, ose do i kthejne sytë nga Rusia, Kina dhe Turqia

admin

Malajzia do të heqë masat kufizuese

admin