Maldini dhe i biri i tij infektohen me koronavirus

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, dhe i biri i tij, Daniel, kanë dalë pozitivë në testin për koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar klubi kuqezi përmes një postimi në faqen zyrtare.

Paolo Maldini është 51-vjeçar dhe ai cilësohet si legjendë e Milanit për arritjet e tij gjatë karrierës me kuqezinjtë si mbrojtës, përderisa në San Siro u kthye sërish në vitin 2018 si drejtor teknik, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, Danieli është 18-vjeçar dhe muajin e kaluar ai u bë gjeneratë e tretë e familjes Maldini që luan me fanellën e Milanit në Serie A.

“Milani e konfirmon se drejtori teknik i klubit, Paolo Maldini, kishte kontakt me një person që doli pozitiv në testin për koronavirus dhe më vonë i pati edhe vetë disa simptoma të virusit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Milani.

Related posts

Fajtor në eleminimin nga Champions, Klopp vendos për të ardhmen e Adrian

admin

Zyrtare, Lojrat Olimpike nisin më 23 korrik 2021

admin

UEFA, datat e sakta për garat eliminatore në Champions

admin

Dhjetë fanellat më të vlefshme të futbollit klasik: Nga ajo e Barçës 1992 deri te ato legjendare të Liverpoolit, Juves, Interit e Man Utd

admin

Humbi babain për shkak të Koronavirusit, flet drejtori sportiv i Hondas

admin

Do luhet me tifozë, UEFA përcakton datën e ndeshjes Maqedoni – Kosovë

admin