Lëshohen për qarkullim automjetet transportuese që s`kanë leje nga Inspektorati Sanitar

Shoferët profesionistë të automjeteve të mallrave të cilët hyjnë dhe dalin nga shteti, ndërsa nuk posedojnë leje të lëshuara nga Inspektorati Sanitar do të lëshohen në vendkalimet kufitare, por duhet të marrin lejen më së voni deri më 24 mars.

Qeveria e mori këtë vendim mbrëmë me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.

“Qeveria ka konkluduar të ndryshojë Konkluzionin nën numrin rendor 5 nga Seanca e njëzetë të Qeverisë, të mbajtur më 16 mars 2020 dhe të deklarojë – Drejtuesit profesionistë të kamionëve që hyjnë dhe dalin nga Republika Maqedonia së Veriut, e të cilët nuk posedojnë leje të lëshuara nga Inspektorati sanitar dhe shëndetësor shtetëror, mund të lëshohen në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje, por janë të detyruar të sigurojnë dhe deponojnë lejen jo më vonë se 24 mars 2020”, qëndron në komunikatën e Qeverisë.

Related posts

24 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, në total 201

admin

Era e fuqishme shkak për rrëzimin e helikopterit në aeroportin e Shkupit

admin

Hamit Hajrullahi: “Mançevski jep dorëheqje”

admin

Dakordohen Zaev e Mickoski, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 15 korrik

admin

Shkup, disa pjesë të qytetit nesër pa energji elektrike

admin

Ali Ahmeti: Ne jemi NATO!

admin