“Klinika Infektive, e gatshme në ndihmë të pacientëve”

Përhapja e koronavirusit në vendin tonë është e ulët në krahasim me shtetet tjera, por pritjet e mjekëve janë se rritje mund pritet të jetë nga mesi i prillit. Parashikime janë bërë nga Komisioni për sëmundje infektive, Instituti i Shëndetit Publik, si dhe Shtabi i Krizave i Qeverisë. Për momentin, sipas specialistes Katerina Spasovska, Klinika e sëmundjeve Infektive është mirë e pajisur për mbrojtjen e personelit dhe të qytetarëve që kërkojnë ndihmë.

Vlerësimet janë të tilla, por nuk është në rregull të thuash se numri i të infektuarve do të jetë maksimum 2,000 ose do të jetë 3,000, ose do të jetë 1.500, apo ndoshta më shumë. Kjo varet nga shumë faktorë. Së pari, nga aftësia për të testuar të gjitha rastet, varësisht se sa teste do të bëhen, e dyta janë faktorët e motit-bëhet fjalë për një virus të ri, duhet të shohim se si do të reagojë gjatë muajve më të ngrohtë, presim që si viruset tjera të frymëmarrjes, të paktën pjesërisht të ngadalësohet bartja/transmetimi,. Dhe me këto masa të intensifikuara të distancës sociale, ta ngadalësojmë dhe parandalojmë përhapjen e mëtejshme. Megjithatë, unë mendoj se është ende herët të japim të dhëna të sakta”-tha Vlladimir Mikiq – Epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik

Aktualisht klinika është e pajisur në mënyrë adekuate, për mbrojtje personale të stafit, sepse kjo është më e rëndësishmja. Sa më gjatë ta mbajmë në punë stafin tonë, kjo absolutisht do mund ti ndihmojë pacientët. Stafi është i trajnuar mirë për përdorimin e masave të mbrojtjes personale, ato janë në dispozicion për ne, dhe ne tani funksionojmë të përgatitur, për Kovid-19”-pohoi Katerina Spasovska – Klinika e Sëmundjeve Infektive.

Related posts

Shitësi nga Çairi ua bën 8 e 2 atyre që i hipën çmimet, 2 kg limona vetëm 150 den

admin

Covid-19 në vendin tonë, asnjë rast vdekjeje gjatë 24 orëve të fundit

admin

Hapen kufinjtë për shtetasit e huaj të cilët do kalojnë tranzit në territorin e Maqedoninë së Veriut

admin

Haziri: VV ka mbet kamp politik pa partner

admin

Vetëm 33.863 qytetarë mund të lëvizin gjatë orës policore në Maqedoni

admin

Angellovska: Kemi tre skenarë për përballje me pasojat nga koronavirusi

admin