Karantina, “ilaçi” më i mirë

Distancimi social është e vetmja armë që kemi për të luftuar koronavirusin. Këtë nuk e thonë vetëm krerët e shteteve, por e thotë shkenca dhe e konfirmon historia.

Tashmë të gjithë duhet ta kenë të qartë që karantina është çka kemi në dorë për të mos lejuar përhapjen masive të sëmundjes Covid-19, që shkakton ky virus, në pritje të vaksinës që edhe në hipotezat më të mira, do duhet pak kohë që të mbërrijë.

Këtë e konfirmon Kina që arriti të bllokojë dhe izolojë 40 mln njerëz që në muajin Janar, apo e vetmja zonë e kuqe që funksionoi vërtetë në 11 qyteza në veri të Italisë.

Por historia, që është leksioni më i mirë, mëson se edhe 100 vjet më parë, ishte pikërisht izolimi njerëzor që ndali epideminë e gripit spanjoll, që mori përmasa të frikshme, duke marrë nga 50-100 milionë jetë njerëzish, duke prekur 500 milionë në një popullsi totale globale prej 2 miliardë.

Statistikat historike tregojnë se distancimi social është efikas kur hyn në fuqi atëherë kur më pak se 1% e popullsisë është prekur nga virusi. Dhe rreptësia e tyre është sekreti, që ul kurbën e infektimit në mënyrë drastike.

Klan Plus

Related posts

Pasagjerëve të linjave ajrore do t’iu kërkohet të vendosin maska

admin

Namazi i teravive në Qabe gjatë Ramazanit do të falet pa praninë e xhematit

admin

Në Zvicër, në mesin e 16 mijë të infektuarve nga koronavirusi, 12 raste janë nga radhët e shqiptarëve

admin

Frontex: Po shtohet numri i refugjatëve drejt Evropës

admin

Kthehen 118 shtetas nga Mallta, pritet kthimi të tjerëve nga Kroacia

admin

Koronavirusi po e sjell një të mirë – pastrimin e ajrit në botë

admin