“Jetimat e Ballkanit” ndihmojnë 50 familje të Malishevës

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit”, e drejtuar nga hoxhë Halil Kastrati, sot ka ndihmuar 50 familje të Komunës së Malishevës me pako ushqimore. Kjo është ndihma e radhës për familjet në nevojë, në këtë situatë, kur territori i Komunës së Malishevës, është në karantinë të plotë, për shkak të prezencës së virusit korona.

Në emër të Komunës së Malishevës, hoxhë Kastratin dhe shoqatën “Jetimat e Ballkanit” e ka falënderuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. “Në këtë situatë që gjindemi si komunë, këto ndihma janë shumë të mirëseardhura, pasi disa familje nuk kanë pasur mundësi të furnizohen me gjëra ushqimore dhe të qenit në karantinë, e ka efektin e saj, pasi njerëzit kanë më pak mundësi të furnizohen, por me këto ndihma të vazhdueshme, nga njerëz bamirës, edhe kjo situatë tejkalohet dhe menaxhohet më mirë”, tha kryetari Begaj, me rastin e pranimit të ndihmave nga “Jetimat e Ballkanit”.

Begaj e Kastrati, ju kanë bërë apel qytetarëve, që të zbatojnë urdhëresat e institucioneve për kujdes të shtuar, në mënyrë që të mbrohemi nga virusi korona, pasi edhe nevojat e familjeve që nuk kanë mundësi të furnizohen, gjithmonë do të ketë zgjidhje dhe nuk do të ju mungojnë ushqimet.

Related posts

BE, 15 milionë euro Serbisë si nevojë urgjente

admin

Thaçi: Barrierat për dialog janë hequr nga Kosovë, Serbia s’ka pretekst për vonesa

admin

Shqipëria drejt hapjes së kufijve

admin

Marrëveshja Di Maio – Rama, 30 mjekë shqiptarë nisen në Bergamo

admin

KURTI DHE KOMANDANTI I KFOR-IT FLASIN PËR GJENDJEN E SIGURISË NË VEND

admin

Koronavirusi, shkon në 21 numri i viktimave në Shqipëri

admin